Ka vazhduar edhe gjatë kësaj të premte interesimi i madh i qytetarëve për të marrë vaksinën kundër Covid-19.
Me të njëjtin interesim qytetarët e Prishtinës kanë nisur ditën e sotme.
IndeksOnline raporton nga salla “1 tetori”, aty ku edhe shihet numri i lartë i qytetarëve të cilët po presin për të marrë vaksinat kundër Covid-19, si e vetmja formë për të luftuar e mbrojtur nga ky virus.
Ndryshe krerët e institucioneve shtetërore e jo vetëm në vazhdimësi po bëjnë thirrje që të bëhet vaksinimi i qytetarëve.