Skuadra e Interit ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-1 ndaj Milanit, në kuadër së xhiros së katërt në Seria A.
Kjo ishte edhe humbja e parë sezonale për skuadrën e Milanit.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Mkhitaryan në minutën e pestë pas një asistimi të Federico Dimarcos.
Një supergol shënoi Marcus Thuram në minutën e 38 për rezultatin 2-0.
Golin e vetëm në ndeshje për Milanin e shënoi Rafael Leao në minutën e 57 pas një asistimi nga Oliver Giroud.
Mirëpo, Interi u sul sërish në aksion për të rikthyer epërsinë prej dy golave. Për këtë u përkujdes sërish Mkhitaryan në minutën e 69.
Nga pika e bardhë për rezultatin 4-1, shënoi ish-lojtari i Milanit, Hakan Calhanoglu në minutën e 79.
Kurse Davide Frattesi realizoi golin e fundit në ndeshje në minutën e 93 pas një asistimi nga Mkhitaryan.
Aktualisht Interi renditet në vendin e parë në tabelë me 12 pikë, kurse Milani gjendet në pozitën e 3 më nëntë pikë.