No menu items!

Inxhinieri biomjekësor: Brenda 5 viteve do lindë fëmija i parë nga mitra artificiale

Emand Mertenika, inxhinieri biomjekësor, tha se brenda 5 viteve do bëhet e mundur që një fëmijë të krijohet jashtë trupit të nënës.

Ai tha se implementimi i mitrës artificiale me kushtet e favorshme biologjike mund të fillojë shumë shpejt duke pasur parasysh se sa shumë ka ecur teknologjia dhe brenda 5 viteve, sipas tij ne do flasim për fëmijën e parë të lindur nga mitra artificiale.

“Implementimi i mitrës artificiale mund të fillojë shumë shpejtë. Tashmë po fillon instalimi i çipit në tru, ndërsa implementimi i mitrës artificiale është më i thjeshtë. Unë mendoj se brenda 5 viteve kjo mund të realizohet.

Përderisa është hedhur në eksperiment dhe ka filluar të procedohet, mendoj se brenda 5 viteve do bëhet. Shumë shpejtë do marrim vesh për fëmijën e parë që do lindi nga një mitër artificiale”,-tha Ermand Mertenika për Euronews Albania.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.