No menu items!

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

Gjilan, 10 maj 2025 – Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një zyrtar policor në Gjilan, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas njoftimit zyrtar, IPK ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës për një incident të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në këtë qytet, ku dyshohet se zyrtari policor ka qenë i përfshirë në një rast dhune ndaj një anëtari të familjes.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas konsultimeve me Prokurorinë Themelore në Gjilan, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Po ashtu, me rekomandim të IPK-së, ai është suspenduar nga detyra si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore.

Hetimet për këtë rast do të vazhdojnë në koordinim të plotë me prokurorinë, me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me incidentin./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.