Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se gjatë monitorimit të aktiviteteve për manifestimin “Vidovdani” në Graçanicë dhe Gazimestan, nuk janë evidentuar parregullsi apo sjellje të papërshtatshme nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Ekipet e IPK-së kanë qenë të pranishme në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe kanë përcjellë nga afër zbatimin e planit operativ policor dhe menaxhimin e rendit publik.
Sipas IPK-së, sjellja e zyrtarëve policorë është vlerësuar si profesionale dhe në përputhje me standardet e sjelljes policore dhe të drejtave të njeriut.
Gjithashtu, IPK ka vlerësuar pozitivisht planin operativ të Policisë, i cili është konsideruar i mirë-strukturuar dhe i zbatuar në mënyrë efektive për të garantuar siguri gjatë tërë manifestimit.
IPK riafrimon përkushtimin për të mbikëqyrur në mënyrë të pavarur dhe të paanshme veprimet e Policisë, duke garantuar llogaridhënie, transparencë dhe mbrojtje të të drejtave të qytetarëve në Republikën e Kosovës.
Bënin thirrje nacionaliste, Policia e Kosovës shoqëron disa huliganë serbë