No menu items!

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të përfshirë në dy raste të ndara në Prizren, ku të dyshuarit ishin jashtë detyrës zyrtare në momentin e incidenteve.

Lidhur me rastin e parë hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione mbrëmë përmes rrugëve operative për një shkrepje me armë zjarri në Prizren ku dyshohej se ishte përshirë një zyrtar policor.

Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore dyshohet se një zyrtare policore e cila ishte jashtë detyrës zyrtare, derisa ishte në shtëpinë e saj, duke manipuluar në mënyrë të pasigurt me armën zyrtare i shkrep arma  dhe e plagosë veten në këmbë.

Për këtë Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht emrin e zyrtares policore që është Esra Çololar, pjesëtare e Policisë së Kosovës, e cila është e angazhuar në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut.

Teksa Çololar ndodhej jashtë detyrës zyrtare në shtëpinë e saj në Prizren. Derisa ishte duke manipuluar me armën zyrtare të shërbimit – një pistoletë e tipit Glock – arma është shkrepur aksidentalisht dhe ajo ka përfunduar me plagë në këmbë. Incidenti ka ndodhur në dhomën e gjumit dhe në ato momente ishte në dhomë edhe nëna e saj, thonë burimet e Sinjalit.

Zyrtares i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe fatmirësisht gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka autorizuar nisjen e një procedure penale për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Kurse në rastin e dytë, i cili ka ndodhur në Prizren, një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare pas përfshirjes së tij në një incident së bashku edhe me një familjar të tij dyshohet se kanë sulmuar një qytetar duke i shkaktuar lëndime të lehta.

IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari përderisa ndaj tij në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren është iniciuar rast me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” .

Nga hetuesit e IPK-së do të ndërmerren edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtyre dy rasteve.

Kjo është zyrtarja policore që u vetëplagos në Prizren, iniciohet procedurë penale

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.