No menu items!

Irani godet edhe bazën Ain al‑Asad në Irak

Doha / Anbar, 23 qershor 2025 – Tensionet në Lindjen e Mesme kanë marrë përmasa të reja pas raportimeve se Irani ka sulmuar me raketa dy baza ushtarake amerikane, një në Katar dhe një tjetër në Irak.

Pas shpërthimeve të fuqishme të raportuara mbrëmë në Doha, është konfirmuar se baza amerikane Al Udeid në Katar ka qenë objektiv i një sulmi me të paktën gjashtë raketa balistike iraniane. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe shpërthime në pjesë të ndryshme të qytetit,Trasmeto Raporto24

Vetëm pak orë më vonë, burime ushtarake në Irak kanë konfirmuar se baza Ain al-Asad në provincën Anbar është sulmuar me një raketë të lëshuar nga Irani. Sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar me kohë, dhe deri tani nuk raportohet për dëme apo viktima.

Sipas autoriteteve iraniane, këto veprime janë pjesë e një hakmarrjeje të koordinuar, pas sulmeve ajrore që SHBA ndërmori më 22 qershor ndaj objekteve strategjike brenda Iranit. Operacioni iranian mban emrin “Lajmërimi i Fitores” dhe ka për qëllim, sipas Teheranit, “t’u japë një mesazh të qartë forcave pushtuese amerikane në rajon”.

Qeveria e Katarit ka mbyllur hapësirën ajrore, ndërsa ambasadat perëndimore në Doha dhe Bagdad kanë kërkuar nga qytetarët e tyre të strehohen në vend. Gjendja mbetet e tensionuar, ndërsa pritet reagimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara.

📽 Shiko videon e shpërthimeve në Doha këtu: Kliko 👇🎥

🕊 Për më shumë informacione dhe zhvillime të reja, na ndiqni në Raporto24.

Shpërthime në Katar – Irani godet bazën amerikane, mbyllet hapësira ajrore në Doha

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.