Sipas një raportimi të gazetës prestigjioze amerikane The Wall Street Journal, Irani ka shprehur gatishmërinë për të ulur tensionet dhe për të hyrë në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin, përmes ndërmjetësve nga shtetet arabe trasmeton Raporto24
Burime diplomatike bëjnë të ditur se mesazhe të tilla janë përcjellë përmes Katarit, Omanit dhe Arabisë Saudite, duke shprehur interes për de-eskalim të menjëhershëm të situatës në rajon. Teherani ka sinjalizuar se është i gatshëm të ndalë sulmet, nëse SHBA nuk përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin ushtarak.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur kulmin dhe kur rreziku për një përplasje më të gjerë rajonale është shtuar ndjeshëm.
Lajmi është pasuar edhe nga reagime në tregjet ndërkombëtare: çmimet e naftës kanë rënë dhe indekset bursiere në SHBA janë stabilizuar, çka tregon pritshmëri pozitive nga investitorët për një ulje të mundshme të tensioneve.
Megjithatë, analistët ndërkombëtarë vlerësojnë se qëndrimi i Iranit mund të jetë edhe një lëvizje taktike, në përpjekje për të shmangur izolimin ndërkombëtar dhe për të fituar kohë në aspektin diplomatik./Raporto24/