No menu items!

Irani sulmon Izraelin me rreth 200 raketa balistike

Irani ka sulmuar Izraelin më 1 tetor me rreth 200 raketa, si përgjigje për vrasjen e liderëve të Hezbollahut, Hamasit dhe gjeneralit të Gardës Revolucionare, javëve të fundit. Nuk janë raportuar pasoja në njerëz si pasojë e sulmeve, teksa Irani ka paralajmëruar për “një valë të dytë” më shkatërruese.

Irani ka njoftuar se ka hedhur dhjetëra raketa drejt Izraelit të martën, një shenjë e përshkallëzimit të konfliktit disamujor midis Izraelit dhe grupeve të mbështetura nga Irani – Hezbollahut dhe Hamasit.

Ushtria izraelite ka thënë se janë hedhur afërsisht 180 raketa nga Irani në drejtim të tokës izraelite. E SHBA-ja ka njoftuar për afro 200 raketa balistike të lansuara.

Nuk ka pasur raportim për viktima pasi Izraeli urdhëroi banorët të shkonin në strehimoret e bombave dhe sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë vendin. Garda Revolucionare Islamike ka pretenduar se 90 për qind e raketave kanë goditur në cak. Një seri shpërthimesh u dëgjuan në Tel Aviv dhe afër Jerusalemit

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të ketë pasoja të rënda ndaj Iranit, i cili mbështet grupin militant Hezbollah në Liban dhe Hamasin në Gaza.

Harta e vendeve se ku janë ndezur sirenat në Izrael

Irani po sulmon Izraelin pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe komandantit përgjegjës për transferimin e armëve nga Irani në grupin militant, Muhammad Jaafar Qasir, në një sulm ajror në Bejrut të premten.

Irani edhe në prill të këtij viti nisi sulm të drejtpërdrejtë të paprecedentë ndaj Izraelit, por pak nga raketat arritën objektivat e tyre. Shumica u rrëzuan nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja, ndërsa të tjerat duket se dështuan gjatë

 

Kurti dënon sulmin e Iranit: Izraeli ka të drejt ta mbrojë vetën

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU