Ish-banori i “Big Brother”, Indrit Murati nëpërmjet një videoje të publikuar së fundmi në rrjet i ka bërë një thirrje publike produksionit të këtij formati.
Gjatë fjalës së tij Indriti shprehet se ata duhet t’ia japin fitoren Gjestit.
Ndërsa me nuanca humori ish-banori shprehet se produksioni duhet të reagojë përpara se Gjestin ta marrin në “Ferma VIP”.
Kujtojmë se rrugëtimin e tij në një format të tillë, Gjesti e nisi në “BBVK” dhe një nominim kokë më kokë me fituesin e këtij edicioni, Drilon Rama, ai përfundoi lojën e tij.
Më pas artisti surprizoi me pjesëmarrjen e tij në “BBVA4”, një zgjedhje kjo që është komentuar gjerë e gjatë në rrjet.