No menu items!

Ish-bashkëshortja e Ivanoviqit s’pranon të flas në seancë: Jam ftuar si dëshmitare, jo si palë e dëmtuar

Ish-bashkëshortja e politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq, Marina Ivanoviq tha se në seancën e radhës është thirrur si dëshmitare e rastit, raporton Ekonomia Online.

Por ajo shtoi se veç kur erdhi në seancë e kuptoi se është palë e dëmtuar, e që sipas saj, kjo e bënë të jetë e papërgatitur për fjalën hyrëse.

Ajo tha se nuk është e përgatitur për fjalën e saj hyrëse.

“Së pari të ju sqaroj situatën unë e kam marr ftesën dhe duhet të paraqitem në cilësinë e dëshmitares dhe jam e pa përgatitur dhe tani e morra vesh se jam e ftuar si e dëmtuar, dhe jam e papërgatitur dhe kjo për mu është dicka që nuk kam qenë e udhëzuar dhe nuk e kam kuptuar”.

Mirëpo Gjyqtari Valon Kurtaj tha se e kanë për obligim ta procedojnë rastin para, raporton EO.

“Ju do të përgatitemi për fjalën hyrëse seancën e radhës dhe nëse nuk jeni e gatshme për nesër ose e caktojmë datën tjetër dhe vazhdojmë me pjesën tjetër të procedurës”.

Avokati Tome Gashi tha se Ivanoviq është dashtë të lajmërohet se fjala hyrëse e saj nuk është provë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.