No menu items!

Ish-deputetja e VV-së anëtarësohet në LDK, Abdixhiku: Jemi bërë adresa e vetme e profesionistëve

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nga sot Shqipe Pantina është bërë pjesë e LDK-së.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes që së fundmi u bë analiste e çështjeve politike i është rikthyer sërish aktivitetit të saj politik.

Abdixhiku ka shkruar po ashtu se “Lidhja Demokratike e Kosovës sot është bërë adresa e vetme e profesionistëve të tillë.”

Jam jashtëzakonisht i lumtur për ardhjen e Shqipes në LDK. Ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin e bashkëngjitjeve që anëtarë të jetës publike, politike, medias e shoqërisë civile po e bëjnë me LDK-në”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.