No menu items!

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani publikon disa pika të draft-statutit për Asociacionin

sh-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar disa pika të draft-statutit evropian për Asociacionin.

Publikimin e tij, ai e ka bërë në kanalin e tij zyrtar në YouTube, transmeton Telegrafi.

Ramadani thotë se në draft-statut, ka 45 nene, dhe se Serbisë i ofrohen mundësi të funksionojë brenda Kosovës.

Ky draft-Statut është shumë i gjerë dhe i thellë. Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme. Dokumenti origjinal është në gjuhën angleze. Është saktësisht Draft-Statuti që i është dhënë Kryeministrit Kurti”, thotë ai në videon e publikuar.

Ai thotë se organet e Asociacionit do të menaxhojë institucionet arsimore dhe shëndetësore që janë financuar nga Serbia.

Ramadani tutje tha se versioni i plotë në gjuhën angleze dhe i përkthyer në gjuhën shqipe i këtij drafti-statuti do të publikohet së shpejti në ueb-faqen e tij. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.