No menu items!

Ish-kapiteni i Shqipërisë para ndeshjes: Kosova është e jona përgjithmonë, tani luani futboll

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot (e shtunë) ndaj Serbisë në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo ndeshje i takon ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026 dhe pritet që të nis me fillim nga ora 20:45.

Djelmoshat e kombëtares shqiptare kanë marrë shumë përkrahje para kësaj ndeshje nga shumë figura të njohura.

Njëri ndër ta ishte edhe ish-kapiteni i kuqezinjve, Mërgim Mavraj, i cili pati disa fjalë në drejtim të lojtarëve të Shqipërisë.

“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll”, ka shkruar Mavraj në Instagram.

Kujtojmë se Mavraj e mbajti veshur për 50 ndeshje fanellën e Kombëtares.

Ish-mbrojtësi shënoi edhe tre gola ku më i rëndësishmi ishte ndaj Armenisë, për të siguruar 3 pikë të arta në rrugëtimin drejt Europianit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.