No menu items!

Ish-këshilltari i Kurtit: Më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga Greqia?

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për helmimet në Komunën e Deçanit dhe mos kthimin e Kurtit nga Greqia pas kësaj situate, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka pyetur nëse është më e rëndësishme jeta e 1 mijë e 500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga Greqia.

“më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga greqia? kur ishte 26.2% më e rëndësishme ishte jeta e qytetarëve, ndërkaq tani që është 50.2% më e rëndësishme është njohja nga greqia”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Komuna e Deçanit është duke u përballur me helmim masiv të qytetarëve, qe disa ditë. Deri dje, mbi 2 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet shkaktari i helmimeve.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.