No menu items!

Ish-ministri i Tregtisë me 3 banesa e 4 vetura

Endrit Shala, ish-ministër nga radhët e Nismës Socialdemokrate, posedon pasuri të paluajtshme në vlerë 610,000 euro e katër vetura në vlerë 54,500 euro.

Në deklarimin e pasurisë, ai ka bërë të ditur se ka një shtëpi, tri banesa, truall e tokë bujqësore, që i ka cilësuar si të përbashkëta. Sa i përket veturave, ai ka një Polo, një Passat, një Golf 6 e një Mercedes E Class, të gjitha këto në vlerë 54,500 euro që i ka cilësuar si të përbashkëta.

Shala po ashtu ka një shumë të majme të parave të gatshme. Ai ka 100, 413 euro para në bankat e Kosovës, për të cilat ka dhënë një sqarim.

“Për paratë e gatshme në pikën 2 , 3 dhe 4 të kësaj rubrike. Në pikën 2 (vlera 51 mijë euro) është trashëgimi e lënë familjes tonë nga prindi im (babai) nga kursimet e tij. Kjo shumë e trashëguar pas vdekjes së babait, ka kaluar nga llogaria e tij bankare në njërën nga llogaritë bankare të nënës. Në pikën 3 (vlera 23 mijë euro) është poashtu trashëgimi e lënë familjes tonë nga prindi im (babai) nga kursimet e tij në trustin pensional. Në pikën 4 (vlera 21 mijë euro) janë të deklaruara kursimet jetësore të nënës (e cila bashkëjeton tashmë me ne pas vdekjës së babait), kursime këto nga puna e saj në QMF – 1- Prishtinë që nga viti 1981”, ka sqaruar Shala.

Ish-ministri i Tregtisë nuk i ka borxh asnjë banke e asnjë personi.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.