No menu items!

Ish-pjesëtari i NJSO-së, Arbnor Spahiu, niset drejt Suboticës për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria serbe

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, i cili u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, është nisur pak çaste më parë drejt Suboticës, ku pritet të merret në pyetje nga Prokuroria serbe.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen avokati i tij, Artan Koci, i cili është angazhuar në këtë rast që nga dita e djeshme. Ai ka theksuar se nuk ekziston asnjë procedurë penale ndaj Spahiut dhe është i bindur se gjithçka do të përfundojë në favor të tij.

“Prokurori do ta marrë në pyetje dhe më pas do të vendosë. Jam i bindur se gjithçka do të përfundojë në të mirë të klientit tim, pasi që nuk ka asnjë bazë për ndalimin e tij”, ka deklaruar avokati Koci.

Spahiu u ndalua pa ndonjë njoftim paraprak apo urdhër arresti në fuqi, ndërsa autoritetet serbe ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me arsyet e ndalimit të tij.

Situata ka ngjallur shqetësim në opinionin publik, veçanërisht për mënyrën se si po trajtohen ish-pjesëtarët e strukturave të sigurisë së Kosovës gjatë kalimit përmes territorit serb./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.