No menu items!

Ish-polici: S’është mirë që Agon Zejnullahut iu vendos gjuri në qafë, në një mënyrë ai u paralizua

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për rastin e vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, derisa ndodhej në duart e Policisë së Kosovës, shkruan Express.

“Në çdo polici të botës ndodhin gjëra jo të këndshme. Mbrëmë i kam parë incizimet. Qytetarët gjashtë thirrje i kanë bërë për prishje të rëndit dhe qetësisë publike nga i njëjti person”, ka thënë ai.

Tasholli ka thënë se mënyra se si policët kanë vepruar për ta neutralizuar Agon Zejnullahun me sprej ka qenë shumë profesionale.

Ai tutje ka thënë se deri tek momenti kur Agon Zejnullahu futet në veturë, policia ka vepruar profesionale.

“Djal i ri, i zhvillum, s’u ndalke në asnjë mënyrë. Mënyra kur polici e nxjerr sprejin, për mua ka qenë shumë profesionale. Largohet duke qitur sprej. Deri tek futja në veturë, policia ka vepruar ashtu si është dashur”, ka thënë ai, raporton Express.

Më pas thotë se situata ka eskaluar kur ai është vutur në veturë, dhe për atë që ka ndodhur më vonë duhet të flasë IML-ja e drejtësia.

“Momentin që është futur në veturë, ka eskaluar situata. Si ka ndodhur pas kësaj, le të flasë IML, gjyqësia e të tjerë. Po e them një gjë, shumë po sulmohet policia. Njeriu që s’e zbaton urdhin e policit është shtirë me e shti në kontroll”, ka thënë Tasholli.

Ai thotë se është e vërtetë që Agon Zejnullahu ka vdekur në duart e Policisë së Kosovës.

“Vdekja e tij ka ndodhur në duar të policëve. Sa është përdorur forca tashë s’mund të them.

Aktin e vendosjes së gjurit në qafën e Agon Zejnullahut, ish-polici e konsideron si diçka jo të mirë.

“S’është e mirë që të vendoset gjuri në qafen e tij. Me një mënyrë ai ka qenë i paralizuar”, ka thënë ai./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.