Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci e ka përcjellë sot për në Turqi kushëririn e tij, Nazmiun, i cili pas 150 vjetësh ishte familjari i parë që e vizitoi Kosovën.
Sapo u përshëndeta me kushëririn tim i cili po kthehet në Turqi, Nazim Bajqinovcin, i cili pas 150 viteve është familjari i parë që viziton Kosovën dhe na gjen neve, pas shpërnguljes së madhe të vitit 1878”, ka shkruar Bajqinovci.
Kënaqësi dhe emocion i jashtëzakonshëm të njohësh një familjar që, edhe pas 150 viteve e flet gjuhën shqipe, ka theksuar tutje ai.
Jemi shumë të gëzuar unë dhe familja ime që e njohëm dhe tani do të takohemi më shpesh. Lidhjet familjare dhe gjuhësore mbeten të forta, pavarësisht kohës dhe largësisë”, ka shkruar në fund Bajqinovci. /Ballkani.info/