No menu items!

Ishte nisur nga Serbia, autobusi përmbyset në rrugë në Gjermani, plagosen 19 persona, 9 rëndë

Një autobus me pasagjerë serbë, suedezë dhe nga Izraeli u përmbys ditën e sotme në Gjermani.

Sipas mediave vendase autobusi ishte duke shkuar nga Beogradi përmes Berlinit drejt Stokholmit.

Në autobus po udhëtonin 17 persona nga një grup turistik, dhe dy shoferët të moshave 21 dhe 64 vjeç. Nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Policia tha se autobusi doli nga autostrada pranë Schoenwald, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, dhe më pas u përmbys.

Disa nga të lënduarit janë larguar nga vendngjarja me helikopter.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.