Itali në alarm nga vala e të nxehtit, katër persona humbin jetën nga temperaturat ekstreme

Italia është përfshirë nga një valë e fortë të nxehti, e cila ka shkaktuar katër viktima gjatë ditës së mërkurë. Autoritetet italiane kanë ngritur nivelin më të lartë të alarmit për temperatura të larta në 17 qytete, për shkak të rrezikut shëndetësor që paraqet moti ekstrem.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANSA, viktimat përfshijnë dy fermerë në provincat veriore Lodi dhe Piacenza, një person të pastrehë në Napoli, si dhe një burrë që humbi jetën në një varrezë në Garlasco, pranë Pavias, në rajonin e Lombardisë.

Temperaturat e larta kanë prekur pjesë të mëdha të Italisë, ndërsa autoritetet kanë aktivizuar alarmin e kuq për të enjten – niveli më i lartë i paralajmërimit në sistemin kombëtar të monitorimit të valëve të nxehtit.

Ky alarm nënkupton kushte të rënda klimatike që mund të paraqesin rrezik për shëndetin jo vetëm të personave të moshuar, fëmijëve dhe atyre me sëmundje kronike, por edhe për qytetarët e shëndetshëm.

Italia është një nga disa vendet evropiane që po përballen me temperatura jashtëzakonisht të larta në fillim të sezonit veror./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU