Zyrtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se vendi do të përmbushë objektivat kundër programit bërthamor të Iranit brenda një ose dy javësh, raporton The Times of Israel, transmeton Express.
Ushtria ndër të tjera ka bërë të ditur se avionët luftarake të Izraelit, kanë goditur dhjetëra lëshues raketash të Irani dhe objekte të tjera.
Zëdhënësi i IDF-së, gjeneral brigade Effie Defrin, deklaroi të martën në mbrëmje se 60 avionë luftarakë izraelitë nisën një “valë të gjerë sulmesh në zemër të Iranit”, duke pasur në shënjestër lëshues raketash të drejtuar ndaj Izraelit.
Ai tutje ka thënë se, si rezultat i sulmeve të ditëve të fundit nga Izraeli, forcat iraniane janë tërhequr drejt Iranit qendror.
“Tani, ata po përpiqen të nisin raketa nga Isfahani. Ata janë tërhequr nga perëndimi i Iranit, por ne jemi pas tyre,” ka shtuar ai.