No menu items!

Izraeli “pajtohet të shtyjë pushtimin” e Gazës

Izraeli ka rënë dakord të shtyjë pushtimin e Gazës tani për tani, në mënyrë që SHBA të mund të vendosë mbrojtjen raketore në rajon

Kështu ka raportuar Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, Pentagoni po punon për të vendosur rreth një duzinë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur trupat amerikane nga raketat.

“Zyrtarët amerikanë deri më tani i kanë bindur izraelitët që të ndalojnë derisa ato pjesë të vendosen, që më vonë këtë javë”, citohet të jetë thënë nga zyrtarët.

Siç thuhet më tej, Izraeli po merr parasysh gjithashtu përpjekjet për të furnizuar civilët me ndihma humanitare – brenda Gazës, si dhe përpjekjet diplomatike për të liruar pengjet e mbajtura nga militantët e Hamasit, thuhet në raport. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.