No menu items!

Izraeli sulmon fushën e gazit në Iran, më e madhja në botë

Zjarri përfshiu fushën e gazit South Pars të Iranit, depozita më e madhe e gazit natyror në botë, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një zjarr të madh dhe re tymi që ngrihen nga një fushë gazi në provincën jugore Bushehr të Iranit.

Sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane, vendi u godit nga një sulm me dron izraelit, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, edhe Ministria e Naftës e Iranit njoftoi se dy fusha të mëdha gazi në provincën jugore të Bushehrit u sulmuan nga sulmet izraelite.

U godit edhe objekti i Kompanisë së Rafinimit të Gazit Fajr Jam në të njëjtën provincë.

Ndryshe, kjo është hera e parë që raportohen sulme izraelite ndaj objekteve iraniane të gazit. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.