No menu items!

Izraelitët publikojnë audio-incizimin e militantit të Hamasit: Baba, me duart e mia kam vrarë dhjetë hebrenj

Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar audio-incizimin e bisedës së militantit të Hamasit dhe babait të tij, ku gjatë kësaj bisede militanti lavdërohet se ka vrarë dhjetë civilë.

Baba, po të thërras nga kibuci izraelit. Hape WhatsApp-in, do të shohësh të vdekur. Shiko sa i kam vrarë me duart e mia”, dëgjohet duke thënë militanti i Hamasit, transmeton Telegrafi.

“Baba, biri yt ka vrarë hebrenj! Po të thërras nga telefoni i një hebreje! Sapo vrava atë dhe bashkëshortin e saj. Me duart e mia i kam vrarë dhjetë hebrenj! Hape WhatsApp-in dhe do të shohësh sa hebrenj kam vrarë”, i thotë ai babait të tij.

Ndryshe ushtria izraelite ka mbajtur mbrëmë një konferencë për media, ku prezantoi videot e gjetura nëpër kamerat e trupave të militantëve të Hamasit.

Aty shihen vrasjet e civilëve në festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike në jug të Izraelit. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.