Federata e Futbollit e Kosovës – Futsal ka ndarë çmimin “Lojtari i Javës” për javën e 17-të të Superligës së Kosovës, dhe këtë herë nderi i ka takuar futbollistit të Drenica Futsal, Drilon Haxhijaj.
Haxhijaj shkëlqeu në ndeshjen ndaj FC Mabetex Prishtina, duke qenë vendimtar në fitoren e ekipit të tij me rezultat 3:4. Ai realizoi dy gola dhe regjistroi një asistim, duke u bërë lojtari më i dalluar i javës,shkruan Raporto24.com
Forma e tij e lartë është një sinjal i qartë për rolin kyç që ai po luan në suksesin e Drenicës në këtë sezon të Superligës./Raporto24