Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, G-Bani, ka kryer së fundmi një ndërhyrje kirurgjikale në sy, një proces për të cilin kishte folur edhe më herët në rrjetet sociale.
Pas operacionit, reperi ka qëndruar për disa ditë me fashë në sy, duke i mbajtur ndjekësit të informuar vetëm pjesërisht për gjendjen e tij, raporton Raporto24.
Sot, ai ka publikuar një foto të re, ku shfaqet pas ndërhyrjes, duke treguar për herë të parë rezultatin dhe ndryshimin në pamjen e tij. Fotoja ka marrë reagime të shumta pozitive nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar për guximin dhe rikthimin me energji pozitive.