Në 26-vjetorin e çlirimit, Jabllanica u mbush me emocione, kujtime dhe krenari. Familjarë, shokë lufte, bashkëluftëtarë, deputetë e qytetarë të shumtë u mblodhën për të përkujtuar dëshmorët që ranë për lirinë e këtij fshati dhe të Kosovës.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe figura të njohura të historisë dhe politikës shqiptare si:
Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe komandant i UÇK-së,
Ali Ahmeti, lideri i BDI-së dhe figurë kyçe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut,
Bekim Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, simbol i qëndresës dhe përkushtimit familjar ndaj lirisë,
si dhe shumë të tjerë që me praninë dhe fjalët e tyre nderuan kujtimin e të rënëve,shkruan Raporto24
Prania e tyre në këtë ceremoni përforcoi ndjenjën e përbashkët të krenarisë kombëtare dhe mirënjohjes për ata që dhanë gjithçka për liri.
Në këtë ditë përkujtimi, Jabllanica foli me zemër – me lot e kujtime, por edhe me betimin se dëshmorët nuk do të harrohen kurrë dhe se amaneti i tyre për një atdhe të lirë do të mbetet gjithmonë gjallë./Raporto24/