Medina Ali është kthyer në një emër shumë të përfolur në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku videot e saj marrin mijëra shikime. Ajo është shqiptarja e parë që është bërë pjesë e industrisë së wrestling-ut – një sport i pazakontë për vajzat shqiptare, por që ajo po e përfaqëson me krenari dhe forcë.
Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, Medina ka rrëfyer se sporti ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së saj. Rrugëtimi në wrestling erdhi si vazhdim i natyrshëm i një përkushtimi të gjatë në aktivitete fizike.
Ajo ka folur edhe për vështirësitë në fillim, kur hyri në këtë botë pa pasur askënd pranë për ta mbështetur. Gjithashtu, ajo tregoi se shpesh është paragjykuar për karakterin e saj të fortë, duke u etiketuar si “agresive”.
Pavarësisht sfidave, Medina po ndërton një emër të fortë për veten në ring. Ajo ka thënë se aty ndihet më shqiptare se kurrë dhe se planifikon ta sjellë këtë sport edhe në Shqipëri, për të frymëzuar vajzat që duan të ndjekin rrugë të pazakonta.
E lidhur fort me rrënjët, edhe në muzikë ajo preferon këngët shqiptare. Mes të tjerash, ka pranuar se do ta konsideronte pjesëmarrjen në një format si Big Brother, nëse do të vinte një ofertë serioze.
“Do ta doja me të vërtetë! Është interesante sepse xhaxhai im që është duke na vizituar tani nga vendlindja, është një fans i madh i Big Brother. Më pyeti fiks të njëjtën gjë – nëse është diçka që do ta bëja ndonjëherë. Edhe unë i thashë që po, do ta doja shumë.
Natyrisht që dua të jem më e përfshirë me kulturën tonë, dhe të bësh diçka të tillë do të më ndihmonte të lidhem më shumë me rrënjët. Edhe të rikthehem pak në vendlindje, do të ishte diçka shumë e bukur. Mendoj që do të ishte një përvojë e mirë dhe jam e hapur ta bëj”, u shpreh ndër të tjerash ajo.