No menu items!

Janë shumë poshtë në renditje, Mourinho: Mos e shikoni tabelën tani, në janar nuk do të jemi aty

Roma nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Torino.

Romelu Lukaku kaloi Giallorosët në epërsi, por në fund të ndeshjes ishte Duvan Zapata që barazoi shifrat për të ndalur një pikë në shtëpi.

Pas këtij barazimi Roma mbetet në vendin e 13-të në kampionat me vetëm pesë pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Jose Mourinho ka thënë se nuk duhet ta shikojnë njëherë tabelën pasi në janar nuk do të jenë në këtë situatë.

“Jam i trishtuar për rezultatin por jo për performancën. Kemi luajtur një ndeshje të mirë në një fushë që në krahasim me Olimpicon në Romë është një pasarelë. Nuk do e kritikoj më fushën e Olimpicos me këtë që pashë”.

“Në fund janë dy pikë të humbura, sepse pësuam gol nga një top joaktiv. Është e vështirë të luash kundër Torinos, por më pëlqeu skuadra ime. Luajtëm një ndeshje me sakrificë dhe përpjekje të madhe”, tha Mourinho.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.