No menu items!

Jennifer Lopez del në publik pas deklaratës: Rregullohem për vete!

Jennifer Lopez është parë së fundmi në Los Angeles, vetëm pak ditë pasi reagoi fuqishëm ndaj kritikave që e akuzonin se kujdeset për pamjen e saj vetëm për të tërhequr vëmendjen e meshkujve.

Këngëtarja dhe aktorja 44-vjeçare dukej elegante dhe e menduar teksa qëndronte në sediljen e pasagjerit. Me flokët e kapura në një bisht të rregullt, make up të kuruar dhe vathët e saj të njohur të mëdhenj, JLo kishte veshur një këmishë me vija nën një pulovër gri me stil.

Dalja e saj publike ndodhi menjëherë pas një postimi të fuqishëm që kishte bërë në rrjete sociale, ku mbronte të drejtën e grave për t’u kujdesur për veten pa pasur nevojë të justifikohen. Në një slideshow të titulluar “MAJ 2025”, ajo ndau foto mahnitëse teksa ishte me fustan veror, në studio vallëzimi dhe në skenë gjatë një performace në AMA (American Music Awards).

Ajo gjithashtu ndau një citat motivues nga @womennsoul:
“Jo çdo grua që kujdeset për pamjen fizike e bën për vëmendje. Disa prej nesh thjesht duam të dukemi mirë, për veten.”

Në të njëjtin postim, Lopez i kujtoi 248 milionë ndjekësve të saj rëndësinë e vlerësimit të fitoreve të vogla dhe të betejave që kemi kaluar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.