No menu items!

Jeton Raka kandidat i LVV-së për kryetar të Kaçanikut

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Jeton Rakës për kryetar të Komunës së Kaçanikut në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Në një takim të mbajtur me strukturat e LVV-së në Kaçanik, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama dhe deputetit Zyba, u konfirmua mbështetja e plotë për Rakën, i cili aktualisht mban pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Në Kaçanik fituam në zgjedhjet qendrore dhe tash do të qeverisim edhe me komunën. Me kryetarin e ri, Jeton Raka, që ka mbështetjen e qytetarëve, do ta shndërrojmë Kaçanikun në një shembull të qeverisjes së ndershme, të përgjegjshme dhe zhvillimore”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Sipas partisë, Jeton Raka ka dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm në nivel qendror dhe pritet ta bartë këtë përvojë në nivelin lokal, duke i dhënë shtysë zhvillimit të komunës dhe afërsisë me qytetarët.

“Punëve të mira të Qeverisë Qendrore për Kaçanikun ua shtojmë intensitetin, por edhe i vazhdojmë ato si model edhe në nivelin lokal me Vetëvendosjen  dhe Jeton Rakën si alternativën më të mirë për Kaçanikun,” thuhet më tej në komunikatë.

LVV ka ftuar të gjithë qytetarët e Kaçanikut që t’i bashkohen kësaj rruge për “ndryshimin e vërtetë”, duke premtuar një model të ri të qeverisjes lokale, me theks në transparencë, zhvillim dhe përfshirje qytetare.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.