No menu items!

Jori ka hyrë me qëllim që t’i ndajë Kiarën dhe Luizin? Shoqja e saj zbulon ‘sekretin’

Modelja Jori Delli, është kthyer në një nga banoret më të diskutuara edhe pse ka pak ditë që është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania. Kjo për shkak të afrimitetit të saj me Luizin, ku një pjesë e madhe e publikut marrëdhënien e tyre po e shikojnë si një flirt dhe jo si shoqëri.

Lidhur me këtë, ka folur shoqja e saj e ngushtë, Beniada Nishani, e cila ka komentuar marrëdhënien e dyshes ku ka thënë se Jori nuk ka qëllim të prishë lidhjen Luiz-Kiara.

Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”, ka thënë Beniada.

Por, teksa dyshja Luiz-Jora po bisedonin ditën e djeshme në oborr, modelja ka deklaruar se Luizin e ka vëlla të madh, ndërsa ai shtoi se më shpejt i ka thënë asaj ‘ti amo’ sesa Kiarës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.