No menu items!

Jose Mourinho përflitet se do të marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

Trajneri legjendar Jose Mourinho pritet që të bëjë rikthimin sensacional në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Chelseat, Manchester United dhe Real Madridit është momentalisht në krye të Fenerbahces në Superligën e Turqisë.

Sidoqoftë, gjërat nuk po shkojnë aq mirë sa kanë pritur njerëzit, pasi Fenerbahce është momentalisht tetë pikë mbrapa Galatasarayt, teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Të dielën, të besuarit e Mourinhos u mposhtën me rezultat 1-0 nga Besiktasi i Ole Gunnar Solskjaer.

Së fundmi u përfol se Mourinho do të bëjë rikthimin shokues në Ligën Premier dhe të marrë drejtimin e klubit të sapopromovuar në elitë, Leeds United.

Duke shkruar për The Telegraph, gazetari Sam Wallace paralajmëroi se Leeds mund të jetë një opsion atraktiv për Mourinhon.

Sidoqoftë, ai gjithashtu shtoi se shumica e klubeve e konsiderojnë këtë si një lojë për të rinj.

Pasi fitoi Championshipin, pronari i Leedsit, Paraag Marathe, i dha mbështetjen e tij Farkes.

“Plani im ishte gjithmonë që të vija dhe të bisedoja me ju pas përfundimit të sezonit dhe kjo kohë ka ardhur tani dhe dua t’iu them se jam shumë i emocionuar që të vazhdojë me Daniel”, ka thënë Farkes

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.