No menu items!

Jose Mourinho synon bombën e afatit kalimtar: Sulmuesi në radarin e top ekipeve, Fenerbace i bën top ofertë

Fenerbahce po lëviz me intensitet në afatin kalimtar dhe ka vënë në shënjestër sulmuesin kanadez Jonathan David, i cili është aktualisht lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Lille.

Sipas raportimeve nga Haber Global TV, gjigantët turq kanë bërë një ofertë verbale me vlerë 55 milionë euro për një marrëveshje trevjeçare – shumë që përfshin pagën, bonusin e nënshkrimit dhe tarifat për agjentët.

Interesi i Fenerbahçes është serioz dhe sinjalizon ambicie të qarta për të ndërtuar një skuadër pretendente në sezonin e ri, por vetë David, 25 vjeç, po tregohet i kujdesshëm dhe po shqyrton edhe oferta të tjera nga klubet evropiane përpara se të marrë vendimin përfundimtar.

Në sezonin e kaluar, ai ishte një nga lojtarët më të spikatur të Ligue 1, duke shënuar 25 gola dhe dhënë 12 asistime në 49 ndeshje për Lille, formë që e ka bërë një emër të nxehtë në këtë verë.

Jose Mourinho ka kërkuar sulmues të klasit, pasi Edin Dzeko është larguar pas dy vitesh qëndrim.

Transferimi i tij do të ishte një goditje e madhe për Fenerbahçen dhe një mesazh i qartë për rivalët në Turqi dhe më gjerë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.