Anthony Joshua dëshiron të shfaqë “shpirtin e tij prej gladiatoriali” në ndeshjen e së shtunës për titullin botëror IBF kundër Daniel Dubois.
AJ mori pjesë në një stërvitje publike në Wembley Arena të mërkurën, teksa kërkonte të bëhej tre herë kampion bote.
Boksieri nga Watfordi dukej në formë të mrekullueshme përpara rikthimit të tij në Wembley.
E shtuna do të shënojë meçin e parë të Joshuas në Wembley që nga fitorja e tij me ndërprerje në 2018 ndaj Alexander Povetkin.
Duke folur për në konferencë për media, Joshua tha: “Ndjehem sikur jam gati për luftën time, forma është e mirë, madhësia është e mirë, më duhet vetëm të vesh mbështjellëset dhe dorezat e mia dhe mund të luftoj sot”.
Nuk ka emocione, thjesht jam këtu. Unë pres më shumë media, më shumë biseda, më shumë stërvitje, më e rëndësishmja dhe të eci në ring duke u treguar 96,000 njerëzve shpirtin tim gladiator”.
“Kjo do të thotë gjithçka, është ajo për të cilën bëhet fjalë, hapja e dyerve për njerëzit siç bënë njerëzit për mua gjithashtu”, ka shtuar më tej Joshua. /Telegrafi/
https://rumble.com/v5fkvbt-anthony-joshua-wants-to-remind-the-world-what-he-is-capable-of.html