No menu items!

Jozi nuk fal! Detaji që e shtyu Jozin t’i bëjë unfollow Loredanës!

Pas aludimeve të shumta për një krisje në raportin mes Joz Markut dhe Loredana Bratit, më në fund duket se është zbuluar arsyeja që fshihet pas veprimit të papritur të këngëtarit.

Natën e mbrëmshme, u vu re se Jozi ka hequr Loredanën nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërsa ajo vazhdon ende ta ndjekë atë.

Pikëpyetje të shumta pati pas këtij veprimi të Jozit në Instagram. Por, jo më!

Si duket gjithçka lidhet me publikimin e projektit të tij më të ri muzikor. Mbrëmjen e djeshme, Jozi ka lansuar këngën “Dhimbje” në YouTube – një projekt që shënon rikthimin e tij në muzikë pas periudhës së Big Brother.

Por ajo që ka rënë në sy është mungesa totale e mbështetjes publike nga ana e Loredanës.

Loredana nuk ka reaguar fare në rrjetet sociale për projektin e tij të fundit – madje nuk e ka shpërndarë as në Instagram. Kjo mungesë reagimi, si duket ka prekur Jozi-n, i cili vendosi ta heqë nga lista e ndjekësve.

Kujtojmë që në ditëlindjen e Loredanës nuk munguan dy postime të Jozit për të uruar publikisht Lorin.

A do të vijë një reagim nga Loredana për këtë veprim të Jozit? Mbetet të shihet në ditët në vijim. /Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.