Me udhëzim të presidentes Vjosa Osmani, sot ka rinisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë, më 15 prill për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive politike
Të martën, deputetët dështuan të miratonin pikën e parë të rendit të ditës – raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve – pasi PDK, LDK dhe AAK votuan kundër.
Këto parti kërkojnë që anëtarët e kabinetit qeverisës, të cilët janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje nga pozitat ekzekutive përpara verifikimit të mandateve.
- Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar këtë kërkesë si të pakuptimtë, duke kujtuar se qeveria e tij është në dorëheqje që nga 23 marsi./IndeksOnline/