No menu items!

Kada Hotić, që humbi 56 anëtarë të familjes në gjenocidin e Srebrenicës, dekorohet nga Presidentja Osmani në Prishtinë

Sot, më 2 qershor 2025, në Prishtinë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dekoroi Kada Hotić, një nga zërat më të fuqishëm të kujtesës dhe drejtësisë pas gjenocidit të Srebrenicës.

Kada Hotić, nënkryetare e shoqatës “Nënat e Srebrenicës dhe të Rrethinës së Žepës”, humbi 56 anëtarë të familjes në gjenocidin e korrikut 1995, përfshirë djalin e saj Samir, bashkëshortin Sead, dy vëllezër dhe një kunat. Që atëherë, ajo është angazhuar pa pushim në kërkim të drejtësisë dhe në ruajtjen e kujtesës kolektive për viktimat e masakrës,shkruan Raporto24

Në ceremoninë e mbajtur në Prishtinë, Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e Hotić në përpjekjet për drejtësi dhe të vërtetën historike, duke theksuar rëndësinë e kujtesës për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të tilla.

Ky dekorim është një njohje e përkushtimit të Kada Hotić dhe një mesazh i fuqishëm solidariteti nga Kosova për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit e gjenocidit në Srebrenicë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.