No menu items!

Kadrijaj sugjeron që Vetëvendosje i ofroi pozitë në Shkup Duda Baljes përmes VLEN-it

Deputetja boshnjake Duda Balje para pak ditësh ka konfirmuar informacionet që qarkullonin se asaj i është ofruar pozita e profesoreshës në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Për këtë ka folur sot deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila aludoi se këtë pozitë Vetëvendosje ia ka ofruar Baljes përmes koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, të cilin Vetëvendosje e kishte përkrahur gjatë zgjedhjeve atje.

“Edhe këta i kanë ndihmuar që të vijnë në pushtet”, tha Kadrijaj.

Ajo tha se Vetëvendosje është përpjekur t’i bindë deputetë të ndrysëhm të komuniteteve joshumicë për ta votuar kandidaten e tyre për kryeparlamentare.

“Ka pasur përpjekje për të bindur anëtarët e grupeve të ndryshme parlamentare, përfshirë edhe znj. Duda Balje dhe zotëri Hoxha, që janë deklaruar se kanë pasur komunikime me të gjitha palët. Megjithatë, qëndrimet e tyre janë të pavarura dhe individuale.

“Nuk kemi ndikim as mbi z. Hoxha, as mbi znj. Balje – janë deputetë të cilat vendosin në bazë të bindjes dhe vlerësimit të tyre. Ato vetë kanë deklaruar se nuk janë në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qëndrimet e tyre publike kanë qenë të qarta në këtë drejtim”./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.