Më 30 maj 1498, eksploruesi italian Christopher Columbus u nis nga Spanja me 6 anije, në kuadër të udhëtimit të tij të tretë drejt Botës së Re.
Tre nga anijet u drejtuan për në ishullin Hispaniola – që sot përfshin Haitin dhe Republikën Dominikane – ndërsa Columbus me tri anijet e tjera vijoi eksplorimin në rajonin e Karaibeve.
Pas disa muajsh eksplorimi, ai u kthye në Hispaniola më 19 gusht të po atij viti.
Ky udhëtim shënoi një ndër etapat kyçe në kolonizimin evropian të Amerikës dhe zgjerimin e hartës së botës në shekullin XV./Raporto24/