No menu items!

“Kam 800 mijë euro cash”, Kozaku tregon shifrën e çmendur të lekëve që fiton nga TikTok-u

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kozak, ka folur për jetën e tij gjatë një interviste në Top Channel.

Gjatë intervistës Kozak është pyetur se sa para ka në bankë, por ai me sinqeritet të plotë u shpreh se nuk mban asnjëherë para në bankë por cash.

Sipas tij, ai fiton rreth 7 mijë euro në javë dhe në total kursimet e tij shkojnë rreth 800 mijë euro të cilat i ka cash.

Moderatorja: Sa para ke në llogarinë tënde bankare aktualisht?

Kozak: Në bankë nuk është se mbaj lekë, i mbaj vetëm cash. Kam nja 800 mijë euro.

Moderatori: Hajde e lëmë këtë emision, ikim bëjmë live në TikTok.

Kozak: Ka shumë njerëz që thonë që gënjej dhe dua t’ja shpjegoj. Njerëzit që merren me live e dinë se sa lekë fitoj. Unë kam tre vite që marr nga 7 mijë euro në javë. Llogariteni vetë se sa lekë shkon për tre vite.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.