No menu items!

“Kam luajtur shumë herët dhe duket sikur po plakem”, Hysaj për DigitAlb: Serbët kishin frikë, menduan se…

Elseid Hysaj pas ndeshjes me Serbinë, ka thënë në një prononcimin për DigitAlb se ndeshja ishte shumë e bukur, por prisnin që të fitonin.

Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë, mungesa e 3 pikëve na penalizon dhe duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara.

Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem, e kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot.

Trajneri më tha që të rija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi.

Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë korne, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, tha Hysaj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.