No menu items!

Kamioneta merr flakë në dalje të autostradës për në Suharekë, s’ka të lënduar

Një incident është raportuar sot rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje për në Suharekë, ku një kamionetë autobartëse ka marrë flakë gjatë lëvizjes, raporton Gazeta Sinjali.

Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, rreth orës 13:00 është raportuar se në autostradë, në dalje për në Suharekë një kamionetë autobartëse ka marrë flakë. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin ndërsa Policia ka menaxhuar me rastin”, ka thënë Bytyqi për Sinjalin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.