Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëme në Rrugën e Kombit, pranë tunelit të Kalimashit, ndërsa transportonte mallra ushqimore dhe pije energjike.
Pamjet dramatike nga vendngjarja tregojnë mjetin e tonazhit të rëndë të kapluar nga zjarri, me tym të zi që ngrihej në ajër dhe flakët që përfshinë shpejt pjesën e përparme të kabinës e më pas të gjithë ngarkesën.
Fatmirësisht, shoferi ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe ka shpëtuar pa lëndime.
Në vendngjarje ndërhynë shpejt shërbimet zjarrfikëse, të cilat punuan për disa minuta për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.