No menu items!

Kancelari i Gjermanisë Merz javën e ardhshme udhëton në SHBA, më 5 qershor e takon Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Ambasada e Gjermanisë në Washington ka njoftuar se kancelari gjerman, Friedrich Merz, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në javën e ardhshme dhe se më 5 qershor do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

KJo do të jetë vizita e parë e Merz në SHBA që nga marrja e postit të kancelarit të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.

“Temat kryesore do të përfshijnë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje ndërkombëtare, të tilla si lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe politika tregtare”, thuhet në njoftim/Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.