Këngëtarja britanike Jessie J ka ndarë një moment prekës me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka treguar se ka kaluar një operacion të rëndësishëm pas diagnostikimit me kancer në gji. Në një foto të postuar nga shtrati i spitalit, ajo shfaqet e qetë dhe falënderuese për jetën, duke dhënë detaje për 48 orët e fundit që i ka quajtur ndër më sfiduese të jetës së saj.
“Ky postim është nga momentet më të sinqerta të ditëve të fundit. Do të ndaj gjithmonë si të mirat ashtu edhe të vështirat e çdo rruge që kaloj,” ka shkruar ajo, duke falënderuar mjekët, kirurgun, infermierët, dhe gjithë ata që i qëndruan pranë në këtë periudhë të vështirë.
Jessie J shtoi se tashmë është në shtëpi, duke pushuar dhe duke pritur rezultatet e radhës. Ajo përfundon me një mesazh të fortë për të gjithë ata që po kalojnë kohë të vështira:
“Ende i përqafoj të gjithë ata që po përballen me diçka të vështirë tani. Të gjithë e kemi këtë!”
Postimi është pritur me mbështetje të madhe në rrjete sociale, duke marrë qindra mijëra pëlqime dhe komente ngushëlluese nga fansat dhe kolegët artistë. Jessie vazhdon të jetë shembull force, sinqeriteti dhe shprese për shumë njerëz që përballen me sëmundje të rënda. /Prive By Liberta Spahiu
https://www.instagram.com/p/DLQc1Q9MAEF/?igsh=MTh2djdkcGFmcmh1Ng==