Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të jugut, pasi të njëjtit kanë kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës
Në raporton 24 orësh policia e Kosovës thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe kanosur zyrtaret policor në kryerje të detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.