Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat – pamje

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e tij.

Artisti amerikan ka mbërritur në Shqipëri për koncertin që do të mbahet këtë të shtunë në mbrëmje në “Eagle Stadium”, në Kashar.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Tiranës ka vendosur kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë-Durrës.

“Eagle Stadium” është ndërtuar në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa për organizimin e eventit qeveria ka akorduar një fond prej 4 milionë eurosh

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU