Një sasi e madhe substancash ilegale është sekuestruar nga autoritetet hungareze gjatë një aksioni ditët e fundit.
Autoritetet doganore njoftuan policinë për një substancë të dyshimtë brenda konteinerëve në Sopron, në veri-perëndim të
Hungarisë, që më pas rezultoi të ishte MDMA, apo e njohur ndryshe edhe si ekstrazi.
Droga u sekuestrua në dy magazina në Budapest, dhe në total janë 13 ton ekstazi si dhe 19 ton gjatë një kontrolli disa ditë më pas, me vlerë 1.2 miliardë euro.
Hetuesit thanë se po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë, që dyshohet të jetë një rrjet ndërkombëtar trafikantësh.
/GazetaSinjali/